Visar Hasi përcaktohet si ushtrues detyre në vend të Hasan Krasniqit

Bordi i drejtorëve të KRU “Gjakova” ka vendosur dje unanimisht se ushtrues detyre i Kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit të jetë Visar Hasi.

Visar Hasi ishte ushtrues detyre i kësaj pozite edhe gjatë periudhave tetor 2021- shtator 2022 dhe mars 2024 – prill 2024.

Hasan Krasniqi vitin e kaluar u arrestua në Bullgari nën dyshimin për trafikim me njerëz, por pas më pak se një muaj ai u lirua.

I emëruari Visar Hasi do ta ushtrojë pozitën e ushtruesit të detyrës të Kryeshefit ekzekutiv për kohë të caktuar në kohëzgjatje deri në 6 muaj duke filluar nga data 22.03.2025

Read Previous

Bashkë me ndikimin e Muskut rritet edhe numri i sulmeve ndaj Teslas

Read Next

Dita e ndeshjes: Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj Islandës për të kaluar në Ligën B