Muajt e fundit është vërejtur një dukuri shqetësuese në qytetin e Gjakovës, vjedhja e bicikletave. Shumë qytetarë janë ballafaquar me një problem të tillë. Shqetësimet e tyre kryesisht i kanë drejtuar në rrjete sociale. Lidhur me këtë dukuri ne kemi kërkuar nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë, se cilat janë statistikat e fundit që tregojnë se sa qytetarë kanë adresuar këtë problematikë edhe në polici. Sipas Zëdhënësit, Nysret Xhurkaj është e vërtetë që kjo dukuri ka qenë më e theksuar në muajin gusht dhe fillimin e shtatorit.
Ai apelon që qytetarët të mos hezitojnë t’i drejtohen policisë për çfardo informate, që kanë lidhur me vjedhjen e bicikletave, në mënyrë që të zbulohen kryerësit e kësaj vepre penale.
Sipas policisë deri më tani nuk është dënuar askush për këtë akt të tillë. Mirëpo njësitë relevante janë në procedurë të hetimeve të personave të dyshuar.