Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të enjten zyrtarizuan marrëveshjen për t’i hyrë bashkë garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas marrëveshjes 10 pikëshe, Kurti do të garojë për postin e kryeministrit, kurse Osmani synon atë të presidentes.
Sipas një sondazhi të realizuar nga TV Syri, një iniciativë e tillë është vlerësuar lart nga qytetarët dhe ata presin më të mirën nga këta liderë. Me Vjosën dhe Albinin sipas disa qytetarëve të tjerë do ketë ndryshime në të mirë të vendit.
Por ndryshe nga të lartpërmendurit ca qytetarë të tjerë mendojnë që kjo iniciativë nuk është aspak e mirë dhe presin që president i vendit të zgjidhet Ramush Haradinaj.
Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt 2021.
Vjosa dhe Albini u bën bashkë, çka mendojnë qytetarët?