Sot janë bërë katër vjet që kur presidentja Vjosa Osmani erdhi në këtë post.
Osmani, në një postim të përcjellë edhe me video në Facebook, thotë se betimin që e bëri para katër vjetëve, është betim i përjetshëm për Kosovën.
“Çdo ditë, para së gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën! Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota pro, zgjodhi presidente të vendit, Vjosa Osmanin. /RTKlive