Volkswageni do të tërheqë mbi 60 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi të dielën Reuters.
Tërheqja e mbi 60 mijë e 490 automjeteve ndodh për shkak të dështimit në ndërrimin e pozicionit të marsheve.
Sipas Administratës Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada e SHBA-së, mund të rezultojë me rrokullisje të automjetit nëse freni i parkimit nuk është i kyçur.
Tërheqja prek disa automjete 2021-2023 ID.4, 2022-2023 Audi Q4 e-Tron dhe Q4 e-Tron Sportback./Koha.net