Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, la të kuptohet se BE-ja mund të ndërhyjë për të mbështetur Radion Europa e Lirë pas ndaljes së fondeve nga administrata Trump, raporton The Guardian.
Duke iu përgjigjur një nisme të udhëhequr nga Republika Çeke dhe një grup shtetesh të tjera, von der Leyen deklaroi:
“Radio Europa e Lirë ofron raportime të pavarura për shumë vende ku liria e medias është e kërcënuar. Do të punojmë me partnerët tanë, duke përfshirë [flamujt e Republikës Çeke, Austrisë, Belgjikës, Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Gjermanisë, Holandës, Suedisë dhe Sllovenisë] për ta mbështetur gazetarinë e vlerësuar të @RFERL. Bota ka nevojë për lirinë e medias.”/Express