Votimi i projektligjit për konfiskimin e pasurisë, Haxhiu: I rëndësisshëm

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Komisionin për Legjislacion ka kaluar në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në një postim në ‘Facebook’, ministrja Haxhiu ka njoftuar se votimi i këtij projektligji është i  rëndësishëm që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve.

“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë: retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ajo ka falënderuar anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji. /RTKlive

Read Previous

Superkompjuteri parashikon shanset e ekipeve për të fituar Ligën e Evropës

Read Next

Ancelotti: Duhet t’i shmangim protestat ndaj arbitrave