Një ditë pas përmbylljes së afateve ligjore për procesin e votimit nga jashtë, rreth 134 mijë aplikacione ende nuk janë hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por që do procedohen ditëve të vijim. Derisa mbi 33 mijë sosh janë regjistruar, kurse mbi 4 mijë prej tyre janë refuzuar. Këtë e bëri të ditur kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Ahmetaj: 134 mijë e 188 email-e të pahapura
“Nga aplikimi për regjistrim proces i cili është mbyllur më 21 janar pra deri më tani janë proceduar 33 mijë e 500 aplikacione për regjistrim. Ku prej tyre vlerësimi i zotësitë juridike është bërë për rreth 22 mijë e 400 aplikacione. Prej tyre 17 mijë e 900 aplikacione kanë aprovimin .Ndërsa në statusin momental të refuzimit janë 4 mijë e 500 aplikacione për regjistrim të cilat sigurisht i kemi dërguar edhe email-e aplikuesve që të dërgojnë dokumente shtesë me arrit qëllimi i aplikimit….Nga procesi i përmbylljes së procesit të aplikimit të votimit përmes postës apo votimit jashtë vendit aktualisht mbrëmë duke iu referuar orës 18:00 të datës 21 janar janë rreth 134 mijë e 188 emaile të pahapura të cilat mendojmë t’i procesojmë gjatë ditëve në vazhdim. Për këtë qëllim kemi ngritur kapacitetet me staf për mbështetje dhe përkrahje të këtij shërbimi”, tha kryeshefi i SKQZ-së.
Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së tha se prej 15 mijë e 672 aplikuesve, 13 mijë e 72 aplikues kanë hapur telefonin dhe KQZ-ja ka pranuar konfirmimin e tyre.
Ahmetaj tha se personat që kanë humbur thirrjen do kontaktohen përsëri.
Ahmetaj: 13 mijë e 72 aplikues kanë hapur telefonin
“Të gjithë aplikimet e tyre do të printohen do të regjistrohen në bazën e të dhënave dhe do të nënshtrohen procesit të verifikimit. Pas kësaj varësisht se kush e fiton zotësinë për ta marr konfirmimin pastaj do t’i thërrasim me qëllim të verifikimit nga Qendra e Thirrjeve….Nga Qendra e Thirrjeve nga 15 mijë e 672 aplikues prej tyre 13 mijë e 72 aplikues kanë hapur telefonin dhe kemi komunikuar me ta dhe kemi marr konfirmim e tyre, prej tyre 14 persona kanë deklaruar se nuk janë personat të cilët i kemi të dhënat për të cilët është aplikuar, ndërsa 2 mijë e 460 aplikues nuk janë realizuar thirrjet telefonike. Këtij procesi do i kthehemi sërish të gjithë aplikues të cilët janë në pritje apo nuk kemi mundur të kemi kontaktuar për momentin”, theksoi ai.
E shqetësuese numrin e madh të emailave të pahapura e konsideroi anëtari i LVV-së në KQZ-së, Alim Rama.
Rama: Është shqetësues fakti që numri i emaileve të pahapura po rritet
“Janë identifikuar 0.1 për qind e atyre që nuk kanë aplikuar prej 14 mijëve , por mua më shqetësoi fakti duke e marr parasysh që numri i emailev-e të pahapura nuk është zvogëluar prej disa ditësh, gjithmonë kemi rritje. A je i sigurt se me këto kapacitete me këto ndërrime ky plan mund të realizohet sipas planit operacional”, tha ai.
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se nëse do jetë e nevojshme do kërkojnë shtim të kapaciteteve.
Ahmetaj: Nëse kemi nevojë do kërkojmë rritje të kapaciteteve
“Aktualisht i kemi 15 njësi të cilat hapin email-et dhe printojnë secilin aplikacion që vjen. Por do ta kemi një vlerësim sot dhe nesër nëse ka nevojë që patjetër do duhet me shtua kapacitetet në aspektin e hapjes së emaileve dhe shkarkimit të të gjitha atyre aplikacioneve”, u shpreh Ahmetaj.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme është mbyllur afati për aplikim për votim jashtë vendit. / Kosova Press