Voziti 253 km/h në zonën 100 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro

Një burrë është gjobitur me 300 euro dhe me tre muaj ndalim drejtimi të automjetit, ku i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h ka vozitur me shpejtësi 253 km/h.

Kështu bëri të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 253 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv/

Read Previous

Bitcoin arrin një rekord të ri

Read Next

Raporti/ Importet e armëve në Evropë janë dyfishuar gjatë 5 viteve të fundit