Vëllau i Astrit Ademaj që mbeti i plagosur në vrasjen e dyfishtë mbrëmë në Pejë është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se ndaj të njëjtit do të bëhet kërkesa për paraburgim.
Ndryshe kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadrijaj, kanë mbetur të vdekur pas një incidenti të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.
Trupat e pajetë janë dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Për këtë arsye familjarët e të ndjerëve kanë thënë për Klan Kosova që nuk dihet se a do të mbahet varrimi sot, pasi trupat ende nuk i janë dorëzuar atyre psi ende po i kryhet obduksioni.
/KlanKosova.tv/