Vrasja e të miturit në Prizren, një muaj paraburgim për vrasësin

Një muaj paraburgim është shqiptuar ndaj personit që vrau një 15 vjeçar në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur nëpërmjet një komunikate për media ka treguar se masa e paraburgimit prej një muaji do t’i llogaritet prej datës 18 janar deri më 17 shkurt.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, ku pas një përleshje 15 vjeçari është plagosur me thikë, ku edhe humbi jetën.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.1 të KPRK.”

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi./KosovaPress.

Read Previous

A po boshatisen lokalet në Gjakovë në ora 22:00?

Read Next

Sot inaugurohet presidenti i Shteteve të Bashkuara