Dy persona janë vrarë në Pejë mbrëmjen e së mërkurës.
Një nga të vrarit, dyshohet se është kandidati i PDK-së për Komunën e Pejës, Astrit Ademaj. Ndërkaq, mësohet se edhe një person tjetër me inicialet B.K., është vrarë.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por detaje nga rasti nuk janë bërë të ditura ende./Koha.net