Një udhëheqës i lartë i Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri është vrarë në një operacion nga pjesëtarë të shërbimit inteligjent të Irakut bashkë me forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja, ka thënë kryeministri irakian.
Abdallah Makki Muslih al-Rifa, i njohur si Abu Khadija, “konsiderohej si një prej terroristëve më të rrezikshëm në Irak dhe botë”, sipas kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani, raportoi BBC.
Komanda Qendrore e SHBA-së publikoi një video që duket të jetë nga sulmi që u krye në provincën Al Anbar.
Abdallah Makki Muslih al-Rifa ishte kreu i trupit më të lartë të IS-it për vendimmarrje dhe ishte përgjegjës për operacionet, logjistikën dhe planifikimet e kryera nga IS-i në botë, ka thënë Komanda Qendrore./koha.net/
https://twitter.com/i/status/1900737395915440260