Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times

Një gazetar amerikan i New York Times është vrarë në Ukrainë nga forcat ruse.

Kreu i policisë në rajonin e Kievit tha se Brent Renaud ishte vrarë dhe një tjetër u plagos nga forcat ruse në Irpin, në lindje të kryeqytetit.

“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë”, shkroi Andriy Nebitov në Facebook./ KultPlus.com

Read Previous

Protesta në disa vende të Evropës, kundër luftës në Ukrainë (FOTO)

Read Next

Mësuesja që ruajti me fanatizëm ditarin e improvizuar në vitet e 90-ta