Një person është vrarë me armë zjarri në rrugën Gjon Gazulli në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Konfirmohet se rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Ambulanca ka dalur në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, tha Fadil Gashi/Telegrafi/