Vullnetarët e Kryqit të Kuq po ndihmojnë personelin shëndetësor në procesin e vaksinimit

Kryqi i Kuq dega në Gjakovë, njofton se numri i famlijeve në varfëri të skajshme të paraqitura në këtë institucion ka filluar të bie. Fllanza Bakija Lama e konfirmoi një gjë të tillë teksa prezantoi edhe projektin e fundit në të cilin është kyqur kjo organizatë.

Përkundër vështirësive me pandeminë, puna e vullnetarëve të Kryqit të Kuq është e pandalshme. Disa prej tyre janë duke ndihmuar në qendrën e vaksinimit, në shkollën “Fehmi Agani” që nga fillimi i funksionalizimit të kësaj qendre.

Vullnetarët po punojnë me ndërrime në ndihmë të ekipeve të vaksinimit, tregon Rroni që ishte edhe sot prezent në qendër, duke ju gjetur në ndihmë profesionistëve shëndetsorë.

Bakija Lama apelon tek njerëzit vullnet mirë, që në këtë periudhë të mos dërgojnë ndihma në organizatë, për arsye se situata e ndjeshme pandemike, mund të rrezikojë ndokë.Puna e organizatës po vazhdon e njëjtë edhe në këtë periudhë  por me kujdes të shtuar, dhe konform masave kundër pandemisë Covid-19, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Read Previous

Fillojnë punimet në asfaltimin e 2.6 km rrugë, investohen rreth 110 mijë euro

Read Next

Vetëm dy shtretër të lirë në klinikën Covid në Pulmologji