Kjo shportë recikluese për rroba është vendosur nga organizata YMCA në carshinë e vogël në qytetin e Gjakovës dhe të gjithë qytetarët kanë mundësi të dhurojnë rroba apo këpucë që nuk i përdorin. Veshmbathjet që mblidhen këtu dërgohen tek familjet që kanë nevojë, tregon Erina Arllati, nga kjo organizatë.
Arllati apelon tek njerëzit që të mos hedhin mbeturina , pasi kjo nuk është për cka shërben shporta.
Rikujtojmë që YMCA ka bërë inagurimin edhe të një tjetër shporte reciklimi që ndodhet tek spitali “Isa Grezda”, teksa janë duke u organizuar për shumë projekte që do ti shërbejnë komunitetit në Gjakovë.