Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, në një prononcim tha se diskutimi parlamentar i kësaj legjislature nuk është substancial.
Tutje, drejtori i institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, kritikoi qasjen e Qeverisë karshi opozitës, që sipas tij ekzekutivi po mundohet të tregoj dominancë duke i shpërfillur subjektet opozitare.
“Për atë sa kam mundur ta ndjek, mirëpo disa gjëra janë ndryshe sigurisht një prej ndryshimeve më të mëdha është një Grup Parlamentar që është jashtëzakonisht i madh pra grupi i Vetëvendosjes, që nuk ka qenë asnjëherë prej legjislaturave të mëhershme dhe kjo e ka ndikim e vet paksa negativ te aktiviteti i deputetëve sepse një pjesë e konsiderueshme e këtij grupi të madh parlamentar nuk bien fare në sy, meqë puna ma e madhe kryhet prej personave të caktuar edhe duke qenë brenda një grupi atëherë edhe mbulohet angazhimi i tyre”.
“Ndërkohë që diskutimi në Kuvend mendoj që po vazhdon në mënyrën e njëjtë siç ka qenë edhe më parë, më shumë kemi kësi lloj debatesh që bëhen për t’i pëlqyer militantëve, më shumë sesa që ke ndonjë diskutim substancial për temat të cilat ngritën dhe në këtë drejtim unë kom prit nga kjo Qeveri që do të sillet ndryshe me Kuvendin në kuptimin e rritjes së rolit të Kuvendit si platformë e diskutimeve politike dhe të ideve, por po e shoh shpesh herë që edhe Qeveria aktuale, po bien në grackën e Qeverive të kaluara e cila përmes shpërfilljes dhe përqeshjes së Kuvendit po e zhvendos në një pozicion inferior karshi Qeverisë dhe duke qenë që dominant është grupi parlamentar i cili i takon partisë politike që e udhëheq edhe Qeverinë, mendoj se roli mbikëqyrë i Kuvendit karshi Qeverisë do të jetë goxha shumë i cunguar për shkak të këtij fakti pasi grupi i madh parlamentar nuk e mbikëqyr Qeverinë”, u shpreh Ymeri./EO/