Zbulimi i rrallë arkeologjik në Tepelenë, vendbanimi mund të jetë më i madhi në Ballkan

Arkeologu Eduard Shehi foli për zbulimin e rrallë arkeologjik në Tepelenë. Ai tregoi se janë kontrolluar rreth 70 ha dhe u izoluan rreth 20 site.

Gjithashtu ai zbuloi se u përqendruan në zonën e Qesarakës sepse ka të dhëna që nga vitet 1950 për ekzistencën e një vile të periudhës romake, ndaj u mendua të fillohej nga kjo pikë.

“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar shqiptaro-italo-amerikan dedikuar studimit të peizazhit arkeologjik në territorin e Tepelenës dhe të Memaliajt. Ne u përqendruar në Qesarakë me kontrolle sipërfaqësore, nuk kemi kaluar në proces gërmimesh”, tha ai.

Zbulimi i rrallë arkeologjik në Tepelenë, vendbanimi mund të jetë më i  madhi në Ballkan – Abc News

Gjithashtu u shpreh se përveç vilës, u gjet edhe një pikë tjetër ku mendohet të jetë një tempull apo banesë luksoze që nga fundi i periudhës qytetare ilire, ndërsa dyshimet janë se mund të zbulohet njW qytezë edhe pse është herët për ta përcaktuar.

“Banorët e zonës na drejtuan në një pikë ku ishin hedhur disa mbetje ndërtimesh ku gjetëm mbetje mozaiku në sipërfaqe. E papritura ishte ky vendbanim prehistorik”, tregoi ai./abcnews.al/

Read Previous

Dënohet me 10 vjet burgim personi që tentoi ta vrasë dhëndërrin, ia kishte bërë gati edhe varrin

Read Next

PDK dërgon në Gjykatën Kushtetuese edhe një ligj të Qeverisë