Është zbuluar lista e këngëtarëve pjesëmarrës të edicionit të 22-të të festivalit “Kënga Magjike”.
Prezantimi i artistëve dhe këngëve konkurruese do të nisë më datën 21 mars 2021 në programin “E Diela Shqiptare”.
Krahas edicioneve të tjera, këtë radhë ky kompeticion muzikor do të mbahet në pranverë.
Theksojmë që netët gjysmë-finale do të mbahen në datat 26 dhe 27 maj, kurse finalja më 29 maj 2021./Ekonomiaonline