Zbulohet arsyeja ‘qesharake’ që ndaloi transferimin e Rabiot te Atletico Madrid

Adrien Rabiot ishte pranë bashkimit me Atletico Madrid këtë verë, por një pengesë e papritur përfundoi duke e larguar mesfushorin francez nga klubi bardhekuq.

Siç zbuloi agjenti i lojtarëve, Bruno Satin, nëna e francezit, Veronique Rabiot, ishte kryesisht përgjegjëse për mos suksesin e negociatave.

Atletico Madrid, në përpjekjen e tyre për të forcuar mesfushën, i kishte vënë sytë nga Rabiot, i cili i dha fund kontratës me Juventus-in.

Megjithatë, sipas Satin, këmbëngulja e Veronique për të mbikëqyrur drejtpërdrejt negociatat dhe për të marrë vendime në emër të djalit të saj u dëshmua të ishte një pengesë e madhe për klubet e interesuara.

Vetë agjenti deklaroi se nëse Rabiot do të përfaqësohej nga profesionistë të pavarur, ai do të luante për një ekip elitar evropian.

Siç thekson “ElDesmaeque”, Satin raportoi se drejtori sportiv i Atletico-s kishte disa biseda me nënën e lojtarit, por qëndrimi jo fleksibël dhe kontrollues i Veronique bëri që negociatat të ngecin.

“Pasi fola dy herë me të, vendosa të mos vazhdoj”, ka komentuar menaxheri i Atletico-s, sipas agjentit.

Në fund, Atletico zgjodhi alternativa të tjera në treg dhe përfundoi nënshkrimin e Conor Gallagher për të përforcuar mesfushën.

Rabiot, nga ana e tij, përfundoi nënshkrimin për Marseille, duke i mbyllur kështu derën për një aventurë të mundshme në La Liga.  /Albanianpost.com

Read Previous

Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të tiroides

Read Next

KF “Vëllaznimi” përballet me FC “Istogun” në javën e pestë të Ligës së Parë