Zelensky i kërkon OKB-së ndihmë për të shpëtuar civilët e mbetur në Mariupol

344 persona të tjerë janë evakuuar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në një operacion të dytë evakuimi, sipas një deklaratë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan The Guardian.

Faza e dytë e operacionit tonë të evakuimit nga Mariupol përfundoi sot. 344 njerëz u evakuuarn nga qyteti dhe rrethinat e tij dhe janë nisur për në Zaporizhzhia.

Ata të gjithë do të marrin ndihmën e nevojshme. Të gjithë ata do të marrin trajtimin më të kujdesshëm nga shteti ynë,” tha Zelensky.

Zelensky tha se vazhdojnë negociatat  për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal.

“Ka ende civilë. Gra, fëmijë”, shtoi ai.

Zelensky gjithashtu i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, ndihmë për evakuimin e njerëzve ende të bllokuar në uzinë.

“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar”, tha ai.

/abcnews.al

Read Previous

​Këshilli i Evropës mbush 73 vjet

Read Next

​394 raste aktive me COVID