Zelensky: Rusia po përgatitet për një luftë bërthamore

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është gati t’i përdorë ato.

Në një intervistë për BBC, Presidenti Zelensky mohoi të ketë nxitur sulme ndaj Rusisë, duke pretenduar se një deklaratat e mëparshme ishin keqkuptuar. Gjatë javëve të fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të tërhiqen.

Aneksimet, të cilësuara gjerësisht si të paligjshme, kanë ngritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm.

Presidenti Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë kanë sugjeruar se armët bërthamore – ndoshta më të vogla, armë taktike mund të përdoren për të mbrojtur ato zona, megjithëse zyrtarët perëndimorë thonë se nuk ka prova që Moska është e përgatitur për ta bërë këtë.

/abcnews.al

Read Previous

Konjufca: Kosova krah shteteve demokratike, duam të jemi pjesë e NATO-s

Read Next

Presidenti i FIFA-s e pranon se në Katar janë shkelur të drejtat e njeriut gjatë ndërtimit të stadiumeve