Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë të enjten përmes një postimi në rrjetin social X, se ka “për synim që të zgjasë luftën”, teksa i ka bërë thirrje SHBA-së ta “detyrojë” Moskën që t’i japi fund luftës.
Zelensky në veçanti ka theksuar se “për më shumë se një ditë, bota po pret të dëgjojë një përgjigje kuptimplotë nga Rusia mbi propozimet e bëra”.
“Kjo dëshmon përsëri se Rusia synon të zgjasë luftën dhe të shtyjë paqen sa më shumë që të jetë e mundur. Ne shpresojmë se presioni i SHBA-së do të jetë i mjaftueshëm për të detyruar Rusinë që t’i japi fund luftës”, ka thënë Zelensky.
Ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Yuri Ushakov, ka thënë të enjten se një armëpushim i përkohshëm në luftën e Ukrainës do të ishte një “pushim” për ushtrinë ukrainase dhe një mundësi për t’u rigrupuar.
Ukraina është pajtuar për një armëpushim 30-ditor me Rusinë të propozuar nga SHBA-ja, teksa pritet që pala amerikane t’ia paraqesë propozimin zyrtarisht edhe palës ruse. /Koha.net/
The Ukrainian delegation provided me with a detailed report on its meeting with US representatives in Saudi Arabia, including the progress of negotiations and key aspects.
It is good that the conversation was entirely constructive. Ukraine is committed to moving quickly toward… pic.twitter.com/5chfbyUvjB— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 13, 2025