Zemaj: Shëndetësia nuk mund të ndalet në përkufizime të mangëta për shkak të opozitarizmit

Klinikës Infektive dhe Klinikës së Radiologjisë i janë bashkuar ia specializantë të rinj.

Për këtë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se shëndetësia nuk mund të ndalet në përkufizime të mangëta për shkak të opozitarizmit.

“Armatës së ekipit të mrekullueshëm të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj. Tashmë në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42. Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture. Shëndetësia jonë, nuk mund të ndalet në përkufizime të mangëta apo të paplota për shkak të opozitarizmit, ajo ka dije, personel dhe vullnet për ta bërë shëndetësinë të respektueshme, jo vetëm kur krahasohet me rajonin. Suksese”, ka shkruar Zemaj./KosovaPress.

Read Previous

Dua Lipa është ‘qershia mbi tortë’ e të gjitha top-listave!

Read Next

Shenjat që partneri juaj po bëhet gati të ndahet me ju