Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, regjistrohen 26 parti deri sot

Njëzet e gjashtë parti politike janë regjistruar deri më tani, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Krahas 3 partive kryesore PS, PD dhe PL, janë regjistruar dhe 23 parti të tjera të vogla.

Teksa kanë mbetur dy ditë nga  nga afati i regjistrimit të partive, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj ende nuk kanë paraqitur kërkesë në KQZ./abcnews.al

Numri i partive që kanë depozituar kërkesa për regjistrim deri tani:

  1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
  2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
  3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
  4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
  5. Mundësia (Mundësia)
  6. Partia Kristian Demokrate (PKD)
  7. Nisma Thurje (Nisma)
  8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
  9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
  10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
  11. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
  12. Partia e Lirisë (PL)
  13. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
  14. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
  15. Lëvizja Bashkë (Bashkë)
  16. Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
  17. Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
  18. Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
  19. Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
  20. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
  21. Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)
  22. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
  23. Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
  24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
  25. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
  26. Partia Lëvizja Atdheu (LA)

Read Previous

Skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Read Next

Trump i vendosur për “t’i rikthyer paratë” përmes marrëveshjes me Ukrainën për minerale