Gjatë ditës së votimeve të cilat u mbajtën më datë 14 shkurt në mbarë Kosovën, në Gjakovë kanë qenë të angazhuar të gjitha ekipet relevante për të siguruar që ky proces të shkojë mbarë.
Edhe sektori i inspektoratit gjithashtu kanë qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës së sotme.
Vlen të theksohet se pothuajse të gjitha qendrat e votimit në komunën e Gjakovës janë hapur me kohë, si dhe i tërë procesi ka vijuar pa ndonjë incident të evidentuar.