Mënyra se si sytë tanë lexojnë dhe interpretojnë gjërat në trurin tonë është e jashtëzakonshme, aq sa është e vështirë të bësh një lidhje të ndërgjegjshme midis asaj që ne zgjedhim të shohim dhe kuptimeve që u japim atyre që shohim. Sipas një studimi, duhen 13 milisekonda që truri ynë të interpretojë atë që shohin sytë tanë dhe të na sigurojë informacion. Ne të gjithë jemi të ndryshëm në shumë mënyra dhe të kuptuarit e asaj që nënvetëdija jonë zgjedh të na tregojë mund të thotë shumë për personalitetet tona.
Shihni edhe njëherë foton dhe zgjidhni shkronjën e parë që patë:
1. Shkronja A
Nëse shkronja e parë që patë është shkronja A, kjo do të thotë që ju jeni një person i lehtë për t’u lexuar. Nuk ju pëlqen të luani lojëra dhe jeni i drejtpërdrejtë. Njerëzit përreth jush ju perceptojnë si shumë besnikë. Përpiqeni të ndihmoni të tjerët sa më shumë dhe përpiqeni t’u tregoni atyre versionin më të mirë të vetes tuaj, sepse kjo është ajo që ju duket frymëzuese. Ju nuk e merrni tradhtinë lehtë dhe nëse dikush ju tradhton, i zhdukni nga jeta juaj pa e menduar dy herë.
2. Shkronja O
Nëse shkronja e parë që patë është shkronja O, atëherë ju jeni shumë i mirë në zgjidhjen e problemeve. Ju dini se si t’i identifikoni problemet para se ato të lindin. Kjo cilësi bën që njerëzit t’ju admirojnë dhe juve ju pëlqen ky lloj “adhurimi” që të tjerët mund të kenë ndaj jush. Përpiqeni të jeni gjithnjë një hap para dhe të paraprini çdo gjë, pasi nuk ju pëlqejnë surprizat. Jeni tip i vendosur dhe i arrini gjithmonë qëllimet që vendosni, pasi janë realiste dhe të planifikuara mirë.
3. Shkronja R
Nëse shkronja që patë në fillim është shkronja R, kjo do të thotë që ju jeni perfeksionist dhe shumë vëzhgues. Ju pëlqejnë detajet sepse besoni se ato janë enigma që na ndihmojnë të krijojmë një pamje perfekte dhe pa detajet e vogla, gjithçka duket e paplotë. Doni që gjithçka të jetë e organizuar dhe përpiqeni shumë për çdo detyrë që ju jepet. Një këshillë: Mos e sakrifikoni kaq shpesh gjumin!
4. Shkronja S
Nëse shkronja që keni parë në fillim është shkronja S, kjo do të thotë që jeni një person i qetë. Nuk ju pëlqen konflikti apo argumentet e zhurmshme. Kur lindin situata si këto, ju preferoni të largoheni në heshtje dhe të evitoni konfrontimin. Ndonjëherë keqkuptoheni si të dobët, por në të vërtetë, forca juaj është ajo që ju mban të qetë dhe të përqendruar. Jeni shumë inteligjent dhe lehtësisht fitoni respektin e të tjerëve sepse nuk lejoni askënd të ndërhyjë në paqen tuaj të brendshme. Ndonjëherë i fshehni ndjenjat më shumë seç duhet dhe njerëzit ju perceptojnë si të ftohtë.
5. Shkronja T
Nëse shkronja e parë që patë është shkronja T, kjo do të thotë që ju jeni një udhëheqës i lindur. Ju pëlqen disiplina pasi shoqërohet me kontroll. Keni një këndvështrim pozitiv për jetën dhe miqtë tuaj ju përshkruajnë si një person shumë inteligjent. Përpiqeni t’i mbani pozitivë njerëzit përreth jush, sepse ushqeheni me atë energji. Ndiheni vazhdimisht të frymëzuar për një projekt të ardhshëm dhe ju dalin ide nga koka gjatë gjithë kohës. Përpiqeni të kontrolloni çdo aspekt të jetës tuaj, por ndaloni një moment dhe pranoni se kjo është e pamundur. Ju nuk keni në dorë gjithçka në mënyrë absolute.
6. Shkronja E
Nëse shkronja e parë që patë ishte shkronja E, ju jeni një person shumë kreativ dhe artistik. Ju pëlqen t’i ndjeni gjërat në masën e tyre të plotë dhe i përqafoni emocionet tuaja. Lejoni që lumturia t’ju konsumojë sepse besoni se kjo është mënyra më e mirë për të vlerësuar gëzimin në jetë. Dhurata juaj është se mund t’i transmetoni ndjenjat tek të tjerët si askush tjetër. Për ju, ky është bekim dhe mallkim njëkohësisht, por të tjerët e shohin më shumë si bekim!
Burimi: MIT News, Bright Side