Zhduket një 68 vjeçar nga fshati Doblibare

Një person nga fshati Doblibare I komunës së Gjakovës është zhdukur që nga data 13 prill, potencojnë familjarët, transmeton Syri-vision.tv

Ai ishte nisur në ora 9 të mëngjesit në drejtim të Osek Pashkës, dhe nuk është kthyer më. Personi me inicialet G. P është I moshës 68 vjeçare, dhe dorën e djathtë e ka të paralizuar. Në momentin e largimit nga shtëpia ai kishte të veshur një xhaketë të zezë, dhe një kapele të zezë, ose ngjyrë hiri e mbyllët, potencojnë familjarët e 68 vjeçarit. Syri-vision.tv

Ata që kanë informacione për vendndodhjen e 68-vjeçarit mund të kontaktojnë policinë ( 192 – pa pagesë) dhe familjarët e tij (049615397 ose 043945274)

Read Previous

Dy punonjës mjekësorë në QKUK sulmohen fizikisht

Read Next

​Shqiptohen 791 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19