Zyra ligjore në Gjakovë mbyll vitin suksesshëm

Në kuadër të komunës së Gjakovës, funksionon edhe Zyra ligjore e udhëhequr nga Frrok Gjergjaj, udhëheqës i sektorit ligjor ai tregoi për TV Syri detyrat dhe përgjegjësitë që ka ky sektor:

“Detyrat dhe përgjegjësitë e këtij sektori janë: hartimi i të gjitha akteve komunale, japim këshilla ose konsulencë për drejtorët e drejtorive dhe për tërë administratën si dhe përcellim mbledhjet e komunës duke ju dhënë këshilla ligjore..”

Pavarësisht situatës së fundit me Covid-19 kjo zyrë sipas Gjergjaj e ka mbyllur vitin mjaft suksesshëm duke negociuar dhe realizuar detyrimet ligjore të parapara.

Zyra ligjore në bashkëpunim me komunën e Gjakovës kanë filluar të gjitha procedurat e nevojshme për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, të cilat për herë të parë nga paslufta janë të evidentuara.

Read Previous

​BE-ja projekt 7 milionë euro për reformim të sistemit të drejtësisë në Kosovë

Read Next

10 të vdekur dhe 311 raste të reja me COVID-19