Zyrtare: Barcelona emëron Sergi Barjuan si trajner të përkohshëm

Klubi katalunas, Barcelona ka emëruar Sergi Barjuan trajner të tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Barcelona konfirmoi të mërkurën mbrëma shkarkimin e Koemanit pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano.

Me shkarkimit e Koemanit filluan edhe lajmet për pasuesin e tij, ku u folën shumë emra të mundshëm.

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez, ishte më i përfoluri dhe shihej favorit për ta marrë detyrën e trajnerit.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur tashmë që ta emëroj një trajner të përkohshëm dhe ai është trajneri aktual i Barcelona B, Sergi Barjuan.

“FC Barcelona njofton se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barça B, do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të menaxhimit teknik të skuadrës së parë”.

“Pozicioni i tij i përkohshëm si trajner i ekipit të parë do të përfundojë sapo klubi të ketë punësuar trajnerin e përhershëm për të zëvendësuar Ronald Koemanin e shkarkuar”.

“Presidenti i FC Barcelona, ​​Joan Laporta, do të prezantojë zyrtarisht Sergi Barjuan në skuadrën e parë pasditen e sotme para seancës stërvitore në Ciutat Esportiva”, thuhet në njoftimin e klubit nga Camp Nou. /Telegrafi/

Read Previous

Nuk janë deponi të mbeturinave por trajtohen si të tilla

Read Next

Rreth 400 persona kanë ndërruar jetë duke u munduar të bëjnë një ‘Selfie’