Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e Marc Guiu nga Barcelona

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit 18-vjeçar Marc Guiu nga Barcelona. Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare e cila do ta mbajë atë në Londër deri në vitin 2030.

The Athletic kishte raportuar se Chelsea ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Guiun dhe ata kishin aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej gjashtë milionë eurosh.

Ai po shihet si një përforcim për Chelsean dhe jo për Strasburgun që është klubi i dytë i pronarit Boehly dhe përdoret si një ekip alternativ për zhvillimin e lojtarëve.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm që të nënshkruajë për Chelsean dhe kam pasur vështirësi që të fle gjumë para këtij rrugëtimi sepse isha shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Guiu.

“Që prej se isha i vogël ishte ëndrra ime që të luajë në Ligën Premier. Tani ka mundësinë që të vijë tek Chelsea dhe do të punojë shumë që të jem i suksesshëm për ekipin”, përfundoi ai.

Guiu është produkt i akademisë La Masia të Barcelonës, ndërsa ka qenë pjesë e blaugranasve që nga viti 2013.

Ai u bë i njohur për publikun sezonin e kaluar pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në debutim, në moshën vetëm 17-vjeçare,

Reprezentuesi spanjoll kishte bërë shtatë paraqitje me Barcelonën gjatë sezonit të kaluar duke shënuar dy gola./Telegrafi/

Read Previous

Papunësia në Greqi, më e ulëta në pothuajse 15 vjet

Read Next

Shqetësim te Anglia, Bellingham hetohet nga UEFA