Zyrtare: Claudio Ranieri, trajneri i ri i Romës

Klubi italian, Roma ka njoftuar zyrtarisht se ka emëruar Claudio Ranierin si trajner të ri teknik deri në fund të sezonit, ndërsa pas përfundimit të sezonit do të marrë një rol të ri.  

Roma e ka nisur sezonin keq, duke shkarkuar fillimisht legjendën Daniele De Rossi, pastaj edhe pasuesin e tij, Ivan Juric.

Tashmë, klubi kryeqytetas ka vendosur të emëroj edhe trajnerin e tretë. Bëhet fjalë për Ranierin, i cili është emëruar deri në fund të sezonit.

“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Claudio Ranieri është menaxheri i ri teknik i ekipit të parë”.

“Në fund të sezonit ai do të marrë një rol drejtues të lartë: ai do të jetë një konsulent i Pronarëve për të gjitha çështjet sportive të klubit”.

“Kërkimi për një trajner të ri do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe për këtë vendim do të ketë fjalën edhe Claudio”, thuhet në njoftimin e Romës. /Telegrafi/

Read Previous

Trump zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtoreshën e Zbulimit Kombëtar

Read Next

De Ligt “justifikon” Ten Hag pas shkarkimit: Mendoj se nuk ka qenë shumë me fat, sidomos këtë sezon