Zyrtare: Etrit Berisha kalon te Torino

Etrit Berisha është transferuar tek Torino.

Portieri shqiptar, Etrit Berisha do ta vazhdojë karrierën tek Torino.

Berisha u transferua nga skuadra SPAL duke nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje prej tre vitesh, përkatësisht deri në vitin 2024.

Portieri nga Prishtina ishte pjesë e Atalantas ku kishte mahnitur me paraqitjet e tij në Serie A dhe pastaj pati paraqitje të mira edhe për SPAL-in.

Ai do të bashkohet me reprezentuesit kosovarë, Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda në Torino./gazetaolle/

Read Previous

Ymeri: Qeveria po mundohet të tregoj dominancë duke i shpërfillur subjektet opozitare

Read Next

Matura e SHMLE “Kadri Kusari” Gjakovë