Zyrtare, Luis Hamilton vazhdon me “Mercedes”-in

Luis Hamilton edhe zyrtarisht do të vazhdojë të garojë në sezonin 2022 të Formula 1 dhe nuk do të largohet nga skuadra e “Mercedesit”.

Edhe pse anglezi mund të paketonte valixhet dhe të largohej në çdo moment, siç e dëshmoi Niko Rosberg në vitin 2016, piloti britanik dhe ekipi gjerman kanë rënë dakord të ecin përpara.  Shtatë herë kampioni i botës theu heshtjen e tij dymujore, duke njoftuar rikthimin e tij, me ekipin me bazë në “Brackley”, që postoi një përgjigje për shtatë herë kampionin.

Hamiltonit iu dhanë gati dy muaj pushime nga “Mercedes”-i dhe ai pritet të kthehet në punë në mesin e këtij muaji, përpara prezantimit të makinës së re të “Mercedes”-it më 18 shkurt./alsat.mk/

Read Previous

U zgjodh “Shkencëtarja e vitit” nga MAShT, por në UP s’është pranuar

Read Next

Italia heq detyrimin për maskat prej 11 shkurtit