Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nesër do të dhurojnë gjak

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizoj në Zyret qendrore të saj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK).

Dhurimi i gjakut do të bëhet nesër duke filluar nga ora 10:00

“Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe do të tregoj gatishmërinë e saj në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë posaçërisht duke pasur parasysh pandeminë nëpër të cilën po kalojmë dhe kërkesat në rritje për gjak të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës”, është thënë nga kjo Agjenci./Ekonomiaonline

Read Previous

Homazhe për 14 dëshmorët e Shishmanit të Bokës

Read Next

Goli i anuluar i Ronaldos, reagon gjyqtari kryesor i ndeshjes