Zyrtarët amerikanë në Paris

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe Steve Witkoff, i dërguari special i presidentit Donald Trump, do të udhëtojnë këtë javë në Paris -për të diskutuar me aleatët evropianë përpjekjet e SHBA-së për të negociuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas AP.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) tha se Rubio dhe Witkoff do të zhvillonin nesër takime në kryeqytetin francez.

“Zyrtarët do të zhvillojnë bisedime me homologët evropianë për të çuar përpara qëllimin e presidentit Trump – për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndaluar gjakderdhjen”, tha sot në një deklaratë zëdhënësja e departamentit, Tammy Bruce.

“Rubio gjithashtu do të diskutojë mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon”, tha ajo.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Seanca për rastin ‘Banjska

Read Next

“Harvardi” rrezikon të humbasë të drejtën për të regjistruar studentë të huaj