Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë në Vushtrri dhe për t’i shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar ta përdorë armën zyrtare, me ç’rast kishte shkrepur një plumb.
“Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe IPK”, thuhet në raportin e policisë. /KosovaPress/