Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit të publikuar nga Instituti I Shëndetit Publik në Kosovë për situatën me virusin covid-19 raportohet se në këtë periudhë kohore janë bëre 10.848 testime, nga të cilat 1.901 pacientë kanë rezultuar pozitiv me covid-19. Ndërsa 13 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me këtë virus.
I njejti raport gjithashtu bën të ditur se në periudhën e lartëcekur janë shëruar 433 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive në nivel vendi ështe 21.922.
Bazuar në të dhënat e raportit, numri i qytetaret që janë paraqitur për vaksinim gjatë 24 orëvë është i lartë, ku 21.719 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit në nivel vendi, ndërsa numri total i dozave të vaksinave të administruara ka arritur në 729.554 vaksina.