Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.
“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një shtëpizë kompjuteri, një lap top, një shumë parash etj”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë personi i arrestuar E.M (mashkull) me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale./kp/