​Bënin gara të shpejtësisë, gjobiten dy persona në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka gjobitur dy ngasës të automjeteve, pasi janë kapur duke bërë gara të shpejtësisë sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit”.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dy ngasësve të automjeteve, bazuar në ligjin për trafikun rrugor, iu ka shqiptuar gjobë nga 500 euro, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Garat e shpejtësisë në rrugët publike, përveç se janë ilegale, ato përbëjnë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

Drejtimi me shpejtësi të lartë rrit shanset për aksidente fatale dhe lëndime të rënda.

Policia paralajmëron se shkelësit e ligjit do të përballen me ndëshkime, përfshirë gjoba të mëdha, ndalim i të drejtuarit të mjeteve. /KosovaPress/

Read Previous

BISEDË – “Gjallnohu” projekti për vetëdijësimin e të rinjëve në proceset vendimmarrëse

Read Next

Komandanti i KFOR-it, Ozgan Ulutash: Situata në veri të Kosovës është e qetë por e brishtë