​Bizneset kërkojnë shtyrje të vendimit të ZRRE-së për treg të lirë të rrymës

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që të shtyhet kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që konsumatorët me mbi 50 punëtorë ose që kanë një qarkullim mbi 10 milionë euro të dalin në një treg të hapur energjetik.

Në një diskutim të OEK me rreth 100 biznese dhe me zyrtarë të ZRrE-së, bizneset kanë kërkuar që vendimi i lartpërmendur të shtyhet për të paktën një vit, në mënyrë që “të marrin kohën e nevojshme për të filluar përgatitjet, në të kundërtën do të dëmtohen”.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna ka thënë se sipas të dhënave nga Administrata Tatimore, sipas këtij vendimi, në tregun e hapur duhet të dalin 1 mijë e 294 biznese, derisa 61 biznese kanë të punësuar më shumë se 50 punëtorë.

“Ishte një numër shumë i madh i bizneseve, afër 100 biznese më të mëdha dhe dominuan ato prodhuese. Është një shqetësim i bizneseve për vendimin e ZRrE-së, i cili kërkon që bizneset me mbi 50 punëtorë, ose mbi 10 milionë euro që kanë qarkullim, prej 1 qershorit të dalin në tregun e hapur. Patën mundësi edhe zyrtarët e ZRrE-së t’i dëgjojnë shqetësimet e biznesit, në këtë rast më të theksuara ishin, edhe shqetësimet më të mëdha, tek sektori i prodhimit, për arsye se dihet se dalja në treg parashihet që të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike, ku do të ketë efekt zingjiror tek prodhuesi, do ta rritë koston e prodhimit, ose produktit, e cila me pas, kosto do t’i bartet konsumatorit dhe produkti jonë brenda tregut të Kosovës nuk do të jetë konkurrent me produktin e importuar siç ka qenë deri më tani, por do të jetë më i shtrenjtë sesa produkti i importuar. Mos të flasim se edhe në tregun e huaj do të humb mundësinë që të jetë prezent, për arsye se janë kontratat e lidhura shumë më herët me çmime të caktuara, dhe në moment që ngritet çmimi ekziston frika dhe paralajmërimi që nuk do të blihet më në tregun e huaj produkti i Kosovës”, theksoi Rafuna.

Ai ka thënë se në takimin me zyrtarë të ZRrE është theksuar që kërkesa të shtyhet për të paktën një vit.

“Për këtë arsye, pas diskutimeve të shumta që patëm me zyrtarë të ZRrE-së ishte kërkesë e të gjithëve që të parashihet mundësia të shtyhet së paku një vit ky vendim, për të filluar të implementohet, që bizneset e mëdha të dalin në tregun e hapur, dhe e dyta ishte t’i drejtohemi institucioneve të vendit, se në rast se nuk gjendet mirëkuptim që të shtyhet ky vendim, që sidomos sektori prodhimit të subvencionohet. Sipas të dhënave nga Administrata Tatimore, sipas këtij vendimi në tregun e hapur duhet të dalin 1 mijë e 294 biznese, pra janë 61 biznese që kanë të punësuar më shumë se 50, ndërsa janë 318 biznese të cilat kanë qarkullim më shumë se 10 milionë. Kurse, sipas sektorëve këtu hyn tregtia me shumicë dhe pakicë, janë 439 kompani, prodhimi vjen me 197 kompani, ndërtimtaria është me 35 kompani, informacioni dhe komunikimi me 67 kompani dhe vinë të tjerat. Kërkesa e të gjithëve ishte që të shtyhet së paku për 1 vit implementimi i këtij vendimi për shkak se biznesi është përballur me sfida të shumta dhe kjo sfidë është shtesë që vë në pikëpyetje, sidomos sektorin e prodhimit”, ka nënvizuar Rafuna.

Sipas tij, vështirësi tjetër, në rast se nuk shtyhet kërkesa e ZRrE-së, është edhe sjellja e investitorëve të huaj.

“Në qoftë se është më i shtrenjtë dhe na del më shtrenjtë se rajonit, do të kemi vështirë t’i sjellim investitorët e huaj. Nuk jemi kundër vendimit, as të mos dalim në tregun e hapur, por është një periudhe e shkurtë, nuk është momenti, nuk ka as dialog publiko-privat, një kohë më të gjatë në mënyrë që biznesi të përgatitet. Dhe kërkesa tjetër qe vjen për partitë politike është që sa më shpejtë t’i kemi të themeluara institucionet e vendit, në mënyrë të kemi mundësi të adresojmë. Ka mirëkuptim sa i përket sidomos sektorit prodhues, mirëpo kushti prej 50 punëtorë është ligjor, mirëpo ZRrE është përkrahëse e bizneset që të gjejë me qeverinë dhe komisionin për ekonomi që të gjendet mundësi në rastin e arsyeshëm të shtyhet vendimi për një periudhë të caktuar, që t’i jepet mundësinë të përgatitet biznesi”, përfundoi Rafuna.

Kërkesa e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që konsumatorët me mbi 50 punëtorë ose që kanë një qarkullim mbi 10 milionë euro të dalin në një treg të hapur energjetik, ka shkaktuar shqetësime të shumta në radhët e bizneseve të Kosovës.

Kompanitë paralajmërojnë për rritje të kostove dhe çrregullime ekonomike, nëse ndodhë shpejt ky liberalizim i tregut energjetik, raporton KosovaPress.

Duke filluar nga 1 qershori, bizneset e mëdha në Kosovë kërkohet t’i zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji elektrike.

Derisa ZRRE ka pranuar se kjo kërkesë mund të sjellë shqetësime tek bizneset dhe ka theksuar nevojën për një proces të kujdesshëm dhe mbështetje gjatë këtij kalimi./kp

Read Previous

Rreth 2.83 për qind e fletëvotimeve në zgjedhjet e fundit ishin të pavlefshme

Read Next

​Kosova pret fitore ndaj Islandës, Foda: Nuk ka pasur ftesë për Brrute