Mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim ka dështuar të mbahet pasi që nuk kaloi rendi i ditës.
Në sallë ishin 16 deputetë. Tetë deputetë nga pakicat votuan kundër rendit të ditës ku pikë e diskutimit ishte shqyrtimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe Shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, me raport amendamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi. /KosovaPress/