​Dështon shitja e Interit te BC Partners

STADIO GIUSEPPE MEAZZA, MILAN, ITALY – 2019/08/26: FC Internazionale logo is pictured prior to the Serie A football match between FC Internazionale and US Lecce. FC Internazionale won 4-0 over US Lecce. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

Bashkëpunimi midis Suning dhe BC Partners nuk do të realizohet. Sipas azhurnimeve më të fundit të “La Gazzetta dello Sport”, gjiganti Nanjing i ka thënë jo propozimit dhe do të drejtohet kërkojë fonde të tjera për të zgjidhur problemet financiare që e mundojnë pas ndalimit të vendosur nga Pekini ndaj kompanive kineze ose për të ndaluar investimet në vendet e huja të konsideruara jo strategjike, si në sektorin e sporteve.

Skenari konfirmohet gjithashtu nga “Ansa”, të cilët flasin për dialog të ndërprerë midis grupit kinez të Zhang Jindong dhe fondit anglez në negociatat në lidhje me klubin zikaltër, përcjell KosovaPress.

Sipas agjencisë, nuk ka pasur kurrë kushte për vazhdimin e negociatave për kërkimin e një investitori të Interit./KosovaPress

Read Previous

​Angelina Jolie shet pikturën e Churchill, të cilën ai ia fali Roosevelt

Read Next

Qendra e Kulturës në Rogovë të Hasit ende e pa përfunduar