Skuadra e njohur e Bundesligës gjermane spekulohet se do të pranojë oferta në shuma më të vogla për reprezentuesin anglez.
Borussia Dortmund është e gatshme që të zbresë çmimin që kërkon për yllin e tyre Jadon Sancho këtë verë, raporton “Sport Bild”.
Skuadra gjermane kërkonte më shumë së 110 milionë euro për Sancho, gjatë merkatos së kaluar verore, duke i shuar shpresat asokohe për Manchester United dhe të gjitha skuadrat e tjera që e kërkonin anglezin, përcjell KosovaPress.
Sidoqoftë, tani spekulohet se Dortmund ka zbritur çmimin për Sancho, ku thuhet se gjermanët mund të shqyrtojnë oferta në shumë prej 88 milionë eurosh, për shkak të problemeve financiare nga pandemia COVID-19./KosovaPress