​Fillon takimi Bislimi-Bettel

Ka filluar takimi mes Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, me ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Pas takimit do të mbajnë konferencë për media në kuadër të së cilës do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi.

Bettel po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ndërkaq, në ora 15:20, Bettel do të takohet me presidenten Osmani./21Media

Read Previous

Inteligjenca ukrainase zbulon armët me të cilat Rusia po i pajis trupat e Koresë së Veriut

Read Next

Euroja, dollari dhe paundi zhvlerësohen përballë lekut