​Haradinaj dhe ambasadori turk flasin për zhvillimet politike në vend

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagrı Sakar, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend.

“Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë, prita sot ambasadorin e Turqisë, . Çagrı Sakar”. Biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Turqisë dhe e falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën”, ka shkruar ai./KosovaPress

Read Previous

​Superliga e Shqipërisë, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme

Read Next

​Ka vdekur qeni më i gjatë në botë