Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, e ka krahasuar partinë që përfaqëson me ekipin e Liverpoolit, duke thënë se të dyja janë të qëndrueshme me themele të forta.
Hoti: Sikur Liverpooli që i ka një shekull dhe është i qëndrueshëm
“Nëse doni me bë paralele me Liverpoolin, kështu është puna. Sikur Liverpooli që nuk është ekip i sezonave të caktuar, por ekip që i ka një shekull dhe është i qëndrueshëm. Ka themele të forta”, ka thënë Hoti në Inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit ‘’2 Korriku’’./KosovaPress.