​Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president

Me urdhër të presidentit Joe Biden, Amerika sulmoi mbrëmë lokacionet e grupimeve ekstremiste të mbështetura nga Irani në Siri.

Lajmin e konfirmoi për mediat zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby. “Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”, tha ai.

Kjo goditje ishte si një mesazh nga administrata amerikane, por që ishte e kufizuar për mos të përshkallëzuar tensionet në rajon./KosovaPress

Read Previous

Granit Xhaka reagon pas kualifikimit

Read Next

Përsëri ndërprerje të rrymës në Gjakovë dhe jo vetëm