​Klopp: U ekspozuam shumë përballë Manchester Unitedit

Liverpool manager Jurgen Klopp (left) fist bumps Manchester United manager Ole Gunnar Solskjaer (right) before the Emirates FA Cup fourth round match at Old Trafford, Manchester. Picture date: Sunday January 24, 2021. (Photo by Phil Noble/PA Images via Getty Images)

Pasi u thye rekordi i tyre kolosal në shtëpi në kampionat me humbjen kundër Burnleyt të enjten, Liverpooli pësoi humbjen dytë radhazi pasi ata u mposhtën me rezultatin 3-2 në FA Cup nga Manchester United në “Old Trafford”.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp beson se ky ishte një rezultat i skuadrës së tij që ishte nën vrullin dhe dëshirën për të ringjallur një formë të zymtë që i ka parë ata të fitojnë vetëm një herë kundër në shtatë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, përcjell KosovaPress.

“Kishte shumë gjëra të mira dhe disa gabime rreth golave. Nëse dëshiron të fitosh këtu duhet të jesh absolutisht në nivelin më të lartë dhe ne nuk ishim,” u tha Klopp gazetarëve.

“Për golin e parë nuk kishim mbrojtje, e donim shumë. Gjëra si kjo nuk duhet të ndodhin por ato mund të ndodhin.”

“Ne mund t’i ndryshojmë gjërat nga kjo lojë, ne përpiqemi të mësojmë nga çdo ndeshje. Është mirë për Mo Salah, mirë për besimin e tij. Ishte një lojë e vështirë.”, tha në fund Klopp.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer do të përballet me Ëest Ham Unitedin dhe ish-menaxherin e United David Moyes në raundin e pestë të kupës./KosovaPress.

Read Previous

​Zgjedhjet e 25 prillit, Rama mbledh në seli drejtuesit e qarqeve

Read Next

Prof. Dr. Jahja Kokaj, Biblioteka Memoriale